Prapa\Filmat e Edicionit të 9-të\  

SEKRETET / SECRETS

 

Sinopsis:
Filmi “Sekretet” nga  regjisori Esat Fejza është historia e zvetënimit, abuzimit, izolimit dhe skutave më të errëta të shpirtit. Kur këto vendosen një mbi një, si gurët e shtëpisë së një familje fatkeqe, ato ndrydhin brenda historitë e copëtuara njerëzore duke marrë trajtën e të fshehtave përvëluese. “Sekretet” flet për ato realitete që nuk duam ti shohim, flet për ato sekrete që nuk shqiptohen dot as me zë të ulët e që na bëjnë të kthejmë kokën në anën tjetër kur i hasim n’udhë. Ndoshta sepse janë shumë të dhimbshme e ndoshta sepse sekrete të tilla na kujtojnë se thellë-thellë as vetë nuk e dimë se ç’jemi në gjendje të bëjmë e deri ku mund të arrijmë.


Producent- Blerim Gjoci
Skenari- Esat Fejza
Regjia- Esat Fejza
Drejtor i fotografise- Artan Korenica
Drejtor Artistik - Ard Lama
Asistent i kameres- Blendi Qela
Toni - Jetmir Rama
Montazha- Esat Fejza
Grimi, Skenografia dhe Kostumografia - Leonora Mehmeti
Organizator - Alban Makolli
Rolet: Fatlume Bunjaku, Faris Berisha, Veton Osmani, Basri Shala, Flutra Zymi